Sondazhi i fundit i kryer nga Fox News, tregon qartazi që votuesit amerikanë e kanë humbur shpresën e tyre te presidenti aktual Donald Trump. Vetëm 1 javë para zgjedhjeve, shifrat për Trump janë tepër negative.
Sipas sondazhit, vetëm 36% e personave të pyetur mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë. Ndërsa në lidhje me koronavirusin, 51% e përsonave mendojnë së është jashtë kontrollit.

Menaxhimi i situatës aktuale me pandeminë botërore i ka humbur shumë pikë presidentit në fushatën elektorale dhe votuesit mendojnë se kanditati Joe Biden do kryente një punë më të mirë.

Gjithashtu, 56% e amerikanëve mendojnë se Biden është një njëri më i besueshëm dhe më i ndershëm sesa Trump.

Ata gjithashtu tregojnë se kanditati demokrat është më pak i korruptuar sesa Donald Trump.

Vetëm 47% e 1,246 personave që morën pjesë në sondazh mendojnë se Trump do të vazhdojë të mbajë postin e tij si president.

