Gazetari Artan Hoxha publikoi më herët të dhëna në lidhje me komunikimet e fundit të Ervis Martinajt me familjen. Sipas Hoxhës dy SMS-të e fundit të tij lidhen me paralajmërimin se do të shkonte policia për kontroll dhe i dyti, që t’i jepnin ushqim luanit që kishte te vila e tij.
Këlyshi i luanit të Ervis Martinajt ishte bërë një destinacion “turizmi” për foto të miseve dhe të famshmëve të rrjeteve sociale, të cilat më pas i hidhnin në Instagram për shkak edhe të faktit se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.
Më poshtë është videoja e këlyshit të luanit të Ervis Martinajt që e mbante në Fushë Kuqe të Laçit.
