Fituesi i Big Brother VIP2, Luiz Ejlli padyshim mbetet një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar.
Gjatë ceremonisë martesore të këngëtarit me moderatoren Kiara Tito në finalen e BBVIP2, të gjithëve iu bëri përshtypje mungesa e familjarëve dhe veçanërisht nënës së tij. U aludua se mes Luizit dhe nënës së tij nuk kishte komunikim dhe se ajo ishte përplasur edhe me partneren e tij.
Thashethemet rreth kësaj çështje vijuan. Por duket se një video e publikuar në rrjetin social TikTok, tregon se mosmarrëveshjet mes çiftit dhe nënës së Luizit janë sheshuar.
Kiara, Luizi dhe nëna e tij, janë filmuar duke ecur së bashku, duke treguar se marrëdhënia e tyre është përmirësuar ndjeshëm.
