Kjo është video e moment të vrasjes së Dritan dhe Nora Muskurtit nga vëllai në Tiranë. Siç shihet në pamje, autori me gjakftotësi ka dalë nga biznesi ku vrau vëllanë dhe kunatën dhe largohet me shumë qetësi në këmbë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar lidhur me një agjenci turistike dhe sulme të vazhdueshme në rrjete sociale. Vëllezërit kanë qenë ortak në biznes dikur por konfliktet nuk ndaleshin.
Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.
Çifti Dritan dhe Nora Muskurti kanë lënë pas dy fëmijë të mitur.
