Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Publikohet video që fundosi bandat e drogës në Tiranë, si trafikanti i shiste kokainë të infiltruarit të Policisë

20:01 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 trafpng 1679584689
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur një nga 20 anëtarët e dy grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa shkolla e lokale në Tiranë, i shet dozën e kokainës tek një nga agjentët e antidrogës, të infiltruar në operacionin e koduar ‘Harta’.

Në video shihet se si trafikanti i dorëzon një sasi të vogël kokaine agjentit, me të cilin më herët kishte komunikuar në celular.

Këto video dhe shumë të tjera kanë fundosur grupin prej 20 personash që shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

10 prej tyre dolën këtë të enjte para gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa 10 të tjerë pritet të njihen me masat e sigurisë të premten.

Tv Klan ka siguruar dosjen e hetimore të grupit ku dalin në pah komunikimet e grupit gjatë kohës që policia i kishte në përgjim. Një prej bisedave të përgjuara zhvillohet mes agjentit të infiltruar emri i koduar i të cilit është Reno dhe një nga të arrestuarit, Fabian Qoku.

Reno: Ça bëhet?

Fabian Qoku: Dëgjo, se një me ngeli mu, se i hoqa, se ti të lajmëron në fund o vlla.

Reno: E, s’ke mo fare?

Fabian Qoku: S’kam me vete, duhet me ik me mor.

Reno: Do vish prap?

Fabian Qoku: Okej, po vij.

Nga hetimet rezulton se shpërndarësit ishin ndarë në grupe të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës. Fitimet ditore rezulton se arrinin deri në 5 milionë lekë. / Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.