Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale teksa ka publikuar një video ku duket se si ambulanca ka mbetur në trafik te rruga e QSUT. “Të paktën te rruga e spitaleve duhet një korsi emergjence. Para korsisë së biçikletave madje…Të sëmurët nuk shkojnë në spital me biçikletë”, shkruan Manjani. Avokati nuk ka lënë pa thumbuar edhe politikanët ku tha:’ Neverituni me recitime politikanësh për Nënë Terezën, se paska një datë për diçka sot’.
Postimi i Manjanit
Të paktën te rruga e spitaleve duhet një korsi emergjence. Para korsisë së biçikletave madje…Të sëmurët nuk shkojnë në spital me biçikletë….!
Nejse.
Muhabet kot!
Kta të sëmurët i quajnë fajtorë. Si mund t’u bëjnë korsi emergjence?!
Ah, se harrova.
Neverituni me recitime politikanësh për Nënë Terezën, se paska një datë për diçka sot.
Por kujdes, se mos nga neveria mund të keni nevojë të shkini në spitalin Nënë Tereza. Me kët trafik pisk e keni…
