Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Pulë me kos dhe hudhra, receta tradicionale

19:36 / May 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

AgroËeb.org ju sjellë recetën e pulës me kos dhe hudhra, e cila përgatitet në shumë pak minuta dhe krijon një pjatë të mrekullueshme.

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

AgroËeb.org ju sjellë recetën e pulës me kos dhe hudhra, e cila përgatitet në shumë pak minuta dhe krijon një pjatë të mrekullueshme.

Kjo do të jetë një recetë që do t’ju mahnisë, mishi qëndron i butë e plot lëng, por gjithashtu ka një shije perfekte nga erëzat e përdorura.

Përbërësit për 4-5 persona

Një pulë mesatare

2 gota me kos

6-8 thelpinj hudhër

2-3 lugë gjelle me vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz i grirë

Përgatitja e recetës

Pulën lajeni me ujë të bollshëm, pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.

Në një tas hedhim kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme.

AgroËeb.org ju këshillon që në rast se përdorni kos të përgatitur në shtëpi, duhet t’i kulloni lëngun që lëshon vetë kosi. Kjo recetë mund të bëhet me çdo lloj kosi, por më ideali është ai i deles, pasi është dhe më kremoz.

Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri.

Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë.

Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë, aty shtojmë dhe hudhrat e prera.

E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.

AgroËeb.org ju sugjeron që kur mishi i pulës të ketë marrë një ngjyrë të artë, ta kthejmë nga ana tjetër, kështu do të piqet uniform.

Para se ta servirni në tryezën tuaj, hidhini sipër majdanozin e freskët, të cilin e keni grirë imët, dhe përgatituni për një shije unike.

Mund të shoqërohet me bukë të thekur apo me sallatë perimesh të stinës për një vakt sa më të lehtë

hudhra kos tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

20:38 / March 11, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.