Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Punë, 4 ditë në javë? Muça: S’mund të zbatohet

17:02 / November 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punetore 750x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4 ditë në javë punë, mund të bëhen në Shqipëri? Gjermania është thelluar edhe në studime, të cilat tregojnë se stresi te punonjësit që punojnë 4 ditë në javë është më i ulët dhe produktiviteti i punës rezultoi më i lartë. Por a mund të praktikohet kjo gjë në Shqipëri, çfarë mendojnë ekspertët e punësimit dhe psikologët. Rreth 45 kompani gjermane nisën një projekt 4-ditë punë në javë. Rezultatet e studimit tregojnë se punonjësve ju ul stresi gjatë punës, por nga ana tjetër ishin edhe më produktiv në punë.

Erion Muça, ekspert punësimi: Shumë sipërmarrje apo biznese e shohin kohën e gjatë të punës të një punonjësi pranë tyre si të vetmen mënyrë që ai të duket në punë dhe të arrije rezultate të caktuara dhe rezultatet lidhen gjithnjë me orët e gjata të punë dhe jo me rezultatin përfundimtar që ai prodhon përmes qëndrimit në punë.

Entela Binjaku, psikologe: Një ndër mungesat që kemi ne si shoqëri është prania e psikologut të organizatave që ka për detyrë të vlerësojë gjendjen psikologjike të punonjësve nëpër kompani. Më këtë mënyre në nuk kemi mundësi që të kemi matjet tona për nivelin e stresit në sipërmarrje të ndryshme. 4 ditë pune do të thotë 32 orë punë që në një javë në shtete të ndryshme konsiderohen mëse të mjaftueshme për nivelin aktual që kanë punonjësit e tyre që të jenë edhe produktive, edhe efiçentë, por njëherazi t’ju justifikohet edhe pagesa.

Erion Muça: Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet ku punonjësit punojnë më shumë në raport si me vendet e rajonit ashtu edhe me vendet perëndimore, sa i përket orëve të punës gjatë javëve që shkon deri në 45 apo 46 orë minimalisht në javë që e kthen Shqipërinë në një vend që orët e gjata të punës shihen si e vetmja mënyrë që një punonjës të jetë produktiv, gjë që ne na disfavorizon sa i përket përpjekjes dhe interesit dhe sipërmarrjeve që të ndryshojnë formatin e tyre të trajtimit.

Entela Binjaku: 5 ditët e punës për ne janë të nevojshme, çështja është që ndonjëherë punonjësve shqiptarë iu kërkohet më shumë se 40 orë dhe shfrytëzohen më shumë se mundësia e tyre dhe kjo as nuk ju shpërblehet dhe ndihen të pamotivuar.

4 ditë pune Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë, akuza të rënda për sulme kibernetike ndaj Europës dhe paralajmërim për sanksione të reja

12:49 / July 13, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.