Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Punime mirëmbajtëse në Parkun e Butrintit, një nga zonat me të rëndësishme të trashëgimisë

11:41 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parku i butrintit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Këto ditë vere po kryhen punime për mirëmbajtjene parkut.

Në faqen e parkut të Butrintit thuhet ndër të tjera, se po kryhen dhe pastrime të përgjithshme. “Në këto ditë të nxehta, puna e punonjësve të mirëmbajtjes u përqendrua në grumbullimin dhe sistemin e gjetheve të thara, të cilat kanë rrezikshmëri të lartë për zjarr, përmirësim të kurorave të pemëve të larta dhe pastrime të përgjithshme”, thuhet nga parku, qëka ndarë dhe disa foto nga puna që bëhet në Butrinti.

Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si monument kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë.

Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kufijtë e parkut kombëtar të Butrintit janë: Në Veri: Vija lidhëse Berdenesh-Kallmit-Qenuri, që kalon në tokat bujqësore të Vurgut; Në Lindje: Vija lidhëse Qenuri-Xarrë, duke kaluar nëpër kurrizin e malit të Miles; Në Jug: Vija lidhëse Xarrë- Shëndëlli-Vrinë, deri në Stillo; Në Perëndim: Vija lidhëse nga Berdeneshi deri në kufirin shtetëror me Republikën e Greqisë, përfshi edhe ishujt e Ksamilit. Krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997.

mirembajtese parku i butrintit punime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.