Si pasojë e punimeve në rrjet, disa zonave në kryeqytet do iu ndërpritet energjia elektrike, në datat 26, 27 dhe 28 tetor, përgjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

OSHEE njofton se pa energjie elektrike në datë 26 do të mbesë zona Shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave dhe rruga “Don Bosko”.

Ndërkohë në datë 27 do iu ndërpritet energjia pjesërisht: Zona pranë Shinave të Trenit dhe tek rruga “Vangjel Noti”.

Sakaq, në datën 28 ndërprerje do të ketë në Paskuqan, Bathore lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe dhe rruga “Jordan Misja”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here