Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës. Kreu i qeverisë, thotë se si segment i parë i rrugës së Dukagjinit, do të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse.
“MIRËMËNGJES dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Kjo është faza e parë e punimeve në aksin rrugor që është një investim i rëndësishëm për zonën.
“Kjo është faza e parë e këtij investimi. Janë 17 km rrugë me 5 metr gjerësi rruge, me kanalizime, me vepra arti, me ura, me sistemime, me mure mbrojtëse, të gjithë pjesën kryesore që ka kjo rrugë deri në fund. Pastaj faza tjetër do të jetë më vonë”,-thotë kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Po ashtu Beci tha se ky investim do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë jo shumë të njohur veçanërisht nga turistët e huaj. “Për mua Dukagjini me këtë rrugë do të jetë një zbulim. Do jetë një zbulim për Shkodrën, për turizmin, për zhvillimin ekonomik, gjithë rajonin”.
