Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Punishte guri mes lagjes/ Banorët ngrenë denoncmin: Bën zhurmë të madhe, institucionet nuk marrin masa

21:31 / February 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
777777777777777777777777
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat kanë lejuar një punishte guri në mes të një lagje në Kuçovë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorët e lagjes “Postbllok”, të cilët pohojnë se jetesa iu është bërë e vështirë për shkak të kësaj punishteje, e cila pret gurë të mëdhenj.

Ata thonë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar.

“Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet nuk marrin masa” thotë një banor.

Një tjetër pohon se “është bërë e pamundur të jetosh nga zhurma që zgjat deri në 12 orë”. Pronari i një servisi ngjitur me fabrikën thotë se është sëmurë nga pluhuri dhe zhurma, teksa po mendon që të mbyllë biznesin. “Jemi ankuar kudo, te Bashkia Kuçovë që na thotë se është bërë biznes i vogël. IKMT e pezulloi disa muaj ndërsa AKM-ja na përgjigjet se janë në ristrukturim dhe nuk marrin dot masa” shtojnë banorët. Ata pohojnë se “kjo është me keq se Covidi”. Në momentin që banorët ankohen për punishten, në sfond dëgjohet një zhurmë e madhe, pasi në punishte janë të instaluara disa sharra të mëdha.

Pas ankesës, gazetarët shkojnë te punishtja dhe bisedojnë me pronarin dhe punëtorët. Një punonjës thotë se fillimisht kanë qenë të pezulluar disa muaj.

Pyetjes nëse biznesi ka apo jo leje mjedisore, thotë se “nuk kemi”, ndërsa aludojnë se ndoshta ka pasur subjekti që ka qenë në të njëjtin vend më përpara, por pa na treguar dokumente. Gazetarët e pyesin se si punojnë pa një leje mjedisore, pronari thotë se kanë filluar me një vendim prokurorie. Në fakt, vendimi i prokurorisë për të pushuar hetimet është vetëm për pluhurat dhe jo për zhurmat. Gazetarët e pyesin për zhurmën e madhe që krijojnë, ndërsa pronari dhe punonjësit u kthejnë përgjigje se “banorët të vendosin kufje”.

Fiksi bisedoi edhe me Drejtorin e Mjedisit në Bashkinë e Kuçovës, i cili tha se janë bërë disa inspektime, referime nga IKMT dhe nga Policia. Sipas tij, subjekti pretendon se pret më pak se 5 metër kub në ditë gurë dhe s’duan leje mjedisore. Drejtori pohon se vendimmarrjen duhet ta marrë Agjencia Kombëtare e Mjedisit, por nga këta të fundit ka marrë një përgjigje se janë në ristrukturim dhe s’ka asnjë vendimmarrje. Gazetarët e pyesin drejtorin nëse biznesi do apo jo leje mjedisore për ndotje dhe zhurma dhe ai përgjigjet se “për mendimin tim po”.

Marrë nga: Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.