Pas një dekade, fotografi Gent Onuzi u largua para pak kohësh nga bashkia e Tiranës. Ai ka zgjedhur të përkujtojë punën e tij me një kolazh sa komik aq edhe nostalgjjk. Duke renditur personalitetet që ka takuar gjatë punës ose ka punuar me ta, ai vendosi Edi Ramën të parin në rrjetin social LinkedIn. Jo më kot kjo arsye sepse Rama ishte i pari që e përfshiu në administratë, rrjedhimisht linkedin është platformë profesionale.
Në të dytën është zgjedhur Tëitter, për foton me Bashën, edhe pse kreu aktual i PD nuk ka qenë edhe aq aktiv.
Në Facebook, Onuzi ka vlerësuar si “climax” një foto me liderin historik të PD, Sali Berisha, personazh me të cilin nuk ka punuar deri më tani.
Onuzi i beson “çelësat” e Instagramit, personazhit më “in” të momentit, Lali Erit. Në foto me kryebashkiakun, fotografi që kishte për pak kohë monopol portretet e Veliajt, por tani fokusohet më së shumti në rubrikën rozë… me personazhet e njohur të shoëbizit shqiptar. / tirananews.al