Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Punonjësi me Covid, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

21:02 / November 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Still1116 00025 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, detyrohet nga pronarët  ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës. 

Madje ata i kërkojnë punonjësit që t’i lajmërojë dy ditë para se të bëj tamponin në shtet që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve.  Për të shmangur problemet me shtetin pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi  të mos japi emrin e tij.

Fiks Fare solli me zë e figurë se si pronarët e fabrikës së thasëve te letrës dhe polipropilenit, Gulit sh.p.k  ushtrojnë presion mbi punonjësit e tyre që ka shenja të covidit vetëm e vetëm që mos të rrezikojnë mbylljen e fabrikës.  Në telefonatën e trasmetuar në emision midis punonjësit 40 vjeçar dhe menaxherit të fabrikës, ky i fundit i kërkon që tamponin ta bëj në një spital privat, duke mos dhënë emrin e tij, por të një familjari. Sepse me daljen e emrit të punonjësit në sistem  atyre u kërkohet pezullimi i punës në fabrikë. Si rrjedhojë menaxheri  i kërkon që ai të paraqitet me emrin e të ëmës ose edhe të vëllait që ndodhet në Greqi, por vetëm me emrin e tij të vërtet jo. Ose nëse punonjësi do të paraqitet për të kryer tamponin me emrin e tij, menaxheri i kërkon që ta njoftojë dy ditë para për ta hequr nga skema e sigurimeve që mos të kenë probleme me fabrikën. Ata madje i premtojnë se përveç pagesës së tamponit do i paguhen edhe ditët e qëndrimit në shtëpi, mjaftonte vetëm të mos merrte raport.

Këtë e kofirmon edhe biseda e të shoqes së 40 vjeçarit  me pronarët e fabrikës, ku shprehet qartë se  njëri prej tyre i ka shkuar në shtëpi dhe u ka kërkuar që  Bernardi të mos e bënte pamponin në shtet, pasi do u krijonte probleme tek puna nëse dilte pozitiv me covid.  Madje ai u kërkon edhe të mos merrnin raport, pasi do ia paguanin të gjitha ditët e qëndrimit në shtëpi, gjë që nuk ndodhi. Pronari  në kamer të fshehtë i thotë të shoqes së punonjësit që nuk e sëmurën  ata.  “Po si qenka  ky muhabet të dal burri jot pozitiv të më mbyllin  mua fabrikën e punës?  Për këtë punë i kam thënë çunit që tamponin ta paguj unë vetëm që ta çoj ta marr përgjigjen siç dua unë, ça keni ju tashi?  Nuk kamë asnjë detyrim për t’i paguar ditët që nuk ka qenë në punë” i thotë gruas së Bernardit.

Bernardi bën tamponin në spitalin privat të drejtuar nga punëdhënësit e tij, por  me emrin e vëllait, Erjonit, i cili ndodhej në Greqi,por dikur ka  qenë një  punonjës në këtë fabrikë.  Fatmirësisht tamponi del negativ . Tamponi i përket Bernardit, por  në fletë përgjigje figuron me emrin e të vëllait, Erjonit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.