Një ditë më parë një 34-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë kur ra në kontakt me energjinë elektrike.
Një ditë më pas policia e Lezhës bën të ditur se është arrestuar administratori i kompanisë për veprën penale të shkeljes së rregullave në punë.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
