Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Punonjësit e Policisë iu dorëzojnë tre turistëve të huaj portofolët që u kishin humbur në rrugë

14:33 / August 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ff121cb1 8a6e 4192 9b5f c3cc3ed33a91
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Policisë gjejnë dhe i dorëzojnë një turisti të huaj, portofolin më një shumë parash dhe dokumente, që e kishte humbur në afërsi të hotelit ku ishte akomoduar. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në territor, në afërsi të një hoteli, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas verifikimeve dhe komunikimit me personelin e hotelit në afërsi të të cilit u gjet portofoli, rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë portofol i përkiste një turisti nga Kuvajti që ishte akomoduar në këtë hotel. Ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku punonjësit e Policisë i kanë dorëzuar portofolin që ai kishte humbur. Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.

Himarë | Shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër turisti të huaj, portofolin që ai kishte humbur në një rrugë në Himarë. Portofoli i turistit të moshuar holandez ishte gjetur dhe ishte dorëzuar në Komisariat, nga një banor i Himarës. Turisti nga Holanda, pasi ka marrë portofolin, në Komisariatin e Policisë Himarë, ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe qytetarin, për gjestin e tyre.

Vlorë | Shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër shtetasi të huaj, portofolin me një shumë parash dhe karta banke. Portofoli është gjetur në afërsi të një lokali, nga një pushues, ia cili ia ka dorëzuar punonjësve të Policisë që po patrullonin në zonë. Shtetasi i huaj falënderoi shtetasin që i gjeti portofolin dhe punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.