Edhe këtë të martë punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh. Sipas tyre, kjo ndërmarrje që është me vetëfinancim po falimenton nga keq menaxhimi dhe ju kërkojnë drejtuesve të porit që të shpallin falimentin në bazë të ligjit. Punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.
“Kemi 3 muaj që ne nuk kemi marrë pagat. Drejtori thotë do ua japin, por jemi drejt falimentimit. Nuk e di se si e menaxhojnë portin, por ka nisur ti shpërndajnë pagat me pikatore. Ne nuk marrim as grandin e antikrizës që na takon si zjarrfikësa, ndoshta kërkojnë ta shtyjnë deri pas zgjedhjeve dhe pastaj të bëjnë falimentimin.
Ne do ta vazhdojmë protestën dhe nëse nuk marrin masa për ta paguar ne do ta bllokojmë portin e Shëngjinin. Jemi më shumë punonjës, por nuk kanë ardhur të gjithë, ndoshta disa kanë frikë, por drejtori duhet të marrë masa, ose ta lirojë vendin e punës ose të na japë pagat”,-thanë ata.