Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Punonjësit të postës i vjedhin paratë, në pranga dy të rinj

14:22 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit bën të ditur se ka arrestuar në kohë rekord autorët e vjedhjes së postierit në fshatin Sulaj, të cilit i kishin marrë shumën prej 150 mijë lekësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ka qenë vetë postieri që ka lajmëruar efektivët.

NJOFTIMI

Fier

I vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës, Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale sasia e lekëve të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë mirorganizimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.

Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të postës.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.