“Më shumë se 1.7 milion njerëz janë larguar nga Ukraina si pasojë e luftës”, raporton Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Shifrat e eksodit po rriten ndjeshëm dita-ditës pasi vetëm një ditë më parë, kjo shifër ishte 1.5 milion.
Nga sa raporton UNHCR, gati tri të pestat e totalit – afro 1.03 milion – kanë arritiur në Poloni. Më shumë se 180,000 ukrainas kanë shkuar në Hungari dhe 128,000 të tjerë në Sllovaki.
Ndërkohë sot, para pak minutash, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi se rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi i tyre, nëse bombardimet e ushtrisë ruse vazhdojnë.
“Ne duhet t’i mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për t’i ndihmuar ato vende që marrin refugjatë”, deklaroi Borrell para gazetarëve në Bruksel./ REL
