Sipas asaj që pretendojnë trupat ukrainase, zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, Andrey Paliy është qëlluar për vdekje duke i dhënë një tjetër goditje të fortë ushtrisë së Vladimir Putin.
Kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy, 51 vjeç, është zyrtari i parë i lartë i marinës ruse që është vrarë në luftën me Ukrainën deri më tani.
Britanikja “The Sun” bën me dije se Paliy mendohet se ishte i përfshirë në sulmet detare ruse pranë qytetit port të Mariupolit kur vdiq, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të vdekjes së tij.
Nga Kremlini nuk kemi akoma një konfirmim zyrtar vdekjen e tij, por duket se është kjo gjë është pranuar nga kolegu i tij rus, Konstantin Tsarenko, i cili është sekretar i këshillit publik në Shkollën Detare të “Sevastopol Nakhimov”.
Zyrtari ukrainas Anton Gerashchenko gjithashtu pretendoi se Paliy ishte vrarë sot herët, pa dhënë detaje.
Paliy ka lindur në kryeqytetin ukrainas Kiev, por refuzoi të bënte një betim ushtarak ukrainas në 1993, dhe më pas vendosi që të shërbente në Flotën Veriore Ruse.


