Vladimir Putin ka marrë pjese në funeralin politikanit të ekstremit të djathtë në një katedrale në Moskë sot.
Udhëheqësi rus shoqërohej nga një burrë me kostum që mbante çantën e cila mund të sulmojë nga distanca, gjatë ceremonisë së hapur të arkivolit për ultranacionalistin Vladimir Zhirinovsky. Te pranishmit u larguan gjithashtu kur presidenti bëri nderimet e tij për Zhirinovsky, duke treguar frikën e tij për një atentat në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar.
“Për Vladimir Putinin, salla ku njerëzit i dhanë lamtumirën Zhirinovskyt u zbraz plotësisht nga njerëzit madje edhe nga të afërmit në karrige”, raportoi kanali Telegram VCHK-OGPU.
Në të njëjtën kohë, trupat e tij kryen sulmin e tyre të fundit të egër në Ukrainë, duke vrarë 30 civilë dhe duke plagosur 100 në një sulm me raketa në një stacion hekurudhor.

