Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse i vetëm, brenda një katedraleje të Kremlinit në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike.
Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ishte hera e parë në vite që Putini kishte shënuar Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit.
Televizioni shtetëror tregoi dy pasazhe të drejtpërdrejta brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryen shërbesat e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.
Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6-7 janar.
Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në katedrale me mijëra pjestarë të tjerë, kremtoi vetëm Krishtlindjet vitin e kaluar në rezidencën e tij zyrtare në Novo-Ogaryovo pranë Moskës. Në vitin 2021, ai mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod.
Kisha Ortodokse Ruse mbështet luftën në Ukrainë. Patriarku Kirill i Moskës të enjten u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë një armëpushim 36-orësh që kishte shpallur Putini me rastin e Krishtlindjeve.
Në një shërbesë për të shënuar Liturgjinë Hyjnore, patriarku Kirill të premten kritikoi Ukrainën për goditjen e një dege të kishës ortodokse me lidhje të gjata me Moskën.