TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Skandali me gjyqtarin e caktuar për finalen e Championsit, UEFA gati ta zëvendësojë

22:20 / June 1, 2023

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

22:13 / June 1, 2023

Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

22:05 / June 1, 2023

Rama komenton puthjen e zjarrtë me kryeministren italiane Meloni

22:02 / June 1, 2023

Rama: Kjo që po ndodh po e lëndon Kosovën në sytë e botës demokratike

21:57 / June 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Putini u “mbyll gojën” portaleve që shkruajnë kundër qeverisë

23:56 / March 18, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin që u mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara interneti dhe të japin dënime për “lajme të rreme” apo për materiale që ato i konsiderojnë si fyerje ndaj shtetit ose publikut. Të dyja ligjet, që kritikët i shohin si pjesë të një përpjekjeje të Kremlinit për të rritur kontrollin mbi internetin dhe për të mbytur disidencën, u nënshkruan nga presidenti më 18 mars. Legjislacioni i ri i lejon autoritetet të bllokojnë faqe të caktuara interneti ose llogari interneti që publikojnë ato që ata i konsiderojnë si “lajme të rreme” dhe penalizojnë ata që vendosin materiale, të cilat shihen si fyese ndaj zyrtarëve të shtetit, simboleve shtetërore ose shoqërisë ruse.

Dhoma e sipërme e parlamentit, Këshilli i Federatës, i miratoi projektligjet më 13 mars pasi dhoma e ulët, Duma e Shtetit, dha miratimin përfundimtar. Legjislacionin ishte propozuar më 7 mars. Më 11 mars, Këshilli presidencial i Rusisë për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut i kërkoi Dhomës së Sipërme t’ia dërgonte projektligjet përsëri Dumës për t’i ripunuar. Këshilli presidencial, i cili shpesh injorohet nga Presidenti Putin, citoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe tha se liria e shprehjes nuk mund të kufizohet thjesht për shkak të dyshimeve nëse ajo që shprehet është ose jo e vërtetë.

Ligji i ri autorizon prokurorin e përgjithshëm dhe zëvendësit e tij për të përcaktuar se çfarë përbën lajm të rremë, por pa një vendim gjyqësor, pas të cilit mediat shtetërore dhe mbikqyrësi i komunikimit Roskomnadzor të bllokonin faqet apo llogaritë në internet.

Për publikimin e “lajmit të rremë”, ligji përcakton gjoba deri në 100,000 rubla (1,525 dollarë) për individët, 200,000 rubla për zyrtarët publikë dhe 500,000 rubla për kompanitë.

Ligji thotë se gazetave apo portaleve të regjistruara zyrtarisht pranë Roskomnadzorit, do t’u jepet një shans për të hequr raportimet që konsiderohen si lajme të rreme, përpara se të bllokohen faqet e tyre të internetit.

Aty thuhet se faqet e internetit që nuk janë të regjistruara pranë Roskomnadzorit do të bllokohen pa paralajmërim. Ligji gjithashtu parashikon gjoba deri në 100,000 rubla për fyerjen e autoriteteve ruse, agjencive qeveritare, shtetit, publikut, flamurit apo kushtetutës. Shkelësit përsëritës do të përballen me gjoba më të mëdha dhe mund të burgosen deri në 15 ditë. Roskomnadzori do t’u japë përdoruesve të internetit 24 orë për të hequr materialin që gjykohet nga prokurori i përgjithshëm ose zëvendësit e tij si fyes për shtetin ose shoqërinë dhe ata që nuk e bëjnë këtë do të bllokohen, thotë ligji.

Në janar, kur Duma e Shtetit miratoi projektligjet në leximet e tyre të para, politikani i opozitës ruse Ilya Yashin u shpreh me këto fjalë: “Këto janë projektligje të çmendura. Si mund t’i ndalosh njerëzit të kritikojnë autoritetet?”

portalet putini Qeveria shkruajne tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

22:13 / June 1, 2023

Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

22:05 / June 1, 2023

Situata në veri, Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme

21:25 / June 1, 2023

Vjosa Osmani, “telefoni i prishur” i Albinit

20:51 / June 1, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Rama komenton puthjen e zjarrtë me kryeministren italiane Meloni

22:02 / June 1, 2023

Rama: Kjo që po ndodh po e lëndon Kosovën në sytë e botës demokratike

21:57 / June 1, 2023

Historike! Egnatia fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë, mund Tiranën në finale pas kohëve shtesë

21:49 / June 1, 2023

“Shefja e SHISH ka udhëtuar në Beograd”, Rama i përgjigjet Berishës: Kërkon dhe budallai të përfitojë nga situata

21:36 / June 1, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Skandali me gjyqtarin e caktuar për finalen e Championsit, UEFA gati ta zëvendësojë

22:20 / June 1, 2023

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

22:13 / June 1, 2023

Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

22:05 / June 1, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.