Lulzim Basha ka filluar nga sot përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen mesin e muajit prill dhe maj të 2021-shit.
Grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.
Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.
Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.
Ndërkohë që ka dhe pyetje të tjera që kanë të bëjnë me anën emocionale dhe psikologjike.



