Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qafa e Thanës me terminal të ri doganor, Zaev: Thellim i marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë

22:38 / September 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaev thumb large thumb large
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës ka nisur nga puna terminali i ri doganor që do të kontribuojë nw rritjen e kalimit të mallrave dhe zvogëlimin e formaliteteve doganore. I pranishëm në ceremoninë e përurimit, kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë.

Zyrtarisht, terminalin doganor ku kalojnë 1.5 milion udhëtarë dhe 100 mijë kamionë, në përdorim e lëshuan Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, delegacion nga dogana e Shqipërisë, përfaqësues të komunitetit afarist dhe mysafirë të tjerë.

Kryeministri Zaev në një prononcim për Klan Maqedoni ka komentuar edhe marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira, me kapacitete të shkëlqyeshme për përmirësimin e tyre. Lëshimi në përdorim i Terminalit Doganor, me mjete të BE-së nga IPA Fondet dhe Qeverisë së RMV-së, është hapi i fundit nga aspekti teknik, që të përgatitet kompletimi i ONE STOP SHOP, apo vendkalimi kufitar me një ndalesë me përfundimin e punëve në një vend”, tha Zaev.

Me ndërtimin e terminalit të ri doganor prej 9500 metrave katrorë si dhe rikonstruimit të objekteve ekzistuese, autoritetet e Maqedonisë së Veriut thonë se vendi siguron shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe qarkullim më të shpejtë të mallrave në vendkalimin më të madh kufitar me Republikën e Shqipërisë, si dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare.

doganor Qafa e Thanës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.