Në juglindjen e vendit janë regjistruar reshje dëbore gjatë orëve të fundit. Intensiteti i tyre ka qënë i ulët, megjithatë duhet të tregohet kujdes.
Këtë sugjeron edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se drejtuesit që kalojnë në aksin Qafë Thanë –Kapshticë duhet që të jenë të kujdesshëm, pasi në orët e fundit ka pas reshje bore dhe temperatura të ulëta.
‘Në Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët🌨
❄️Temperaturat kanë qenë -5°C⚠️
U punua me mjete borëpastruese 🚧dhe për shpërndarjen e kripës🛣
Qarkullimi kryhet pa probleme’, qartësohet në njoftimin e ARRSH-së.
