Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

QARKU KORÇË/ Isai i PS-së fiton bindshëm në Kolonjë. Xhaçka: Qyteti do eci përpara në turizëm

10:27 / May 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 69
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nq qarkun e Korçës, numërimi ka mbaruar për bashkinë e Kolonjës, ku fitues është shpallur kryetari aktual i PS-së, Erion Isai me 65% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 35%.

“Jam shumë krenar që Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral”, tha Isai, në mënyrë ironike ndaj opozitës, lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku u qëllua me grushte nga sipatizantë të koalicionti “Bashkë Fitojmë”. Drejtuesja e PS-së në qarkun e Korçës, ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka tha se ata kanë bërë një fushatë model dhe për të, kjo është një fitore e bukur.

“Falënderoj çdo kolonjar e kolonjare që na kanë mbështetur që besuan votën te ne, tek Erion Isai, tek Edi Rama dhe PS. Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne”, tha ministrja Xhaçka.

Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.

Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 36 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 52.77% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 46.64% të votave.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 36 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhakolli gëzon 65.67% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 32.30%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.02%

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 108 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 60.66% të votave përkundrejt 39.34% të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

Edhe Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai merr 67.34% të votave kur janë numëruar vetëm 43 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, merr 31.66% të votave.

Korçë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.