Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme. Beqaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit. Në 24 nëntor, ai u paraqit në ambientet e SPAK për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë. Sipas vendimit të GJKKO, ish-ministri Beqaj duhet të paraqitet çdo të të premte në orën 15:30 para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Deri tani nga hetimi i SPAK0ut, Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.
