Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Që nga skena, veshja dhe stafi! Besa zbulon detaje për performancën që do të ketë në Eurovision

13:31 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 25 132334
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besa Kokëdhima e cila përfaqëson Shqipërinë në ”Eurovision 2024”, e ftuar në “E diela jonë” tregoi disa detaje mbi përfaqësimin e saj me këngën “Titan”. “E di që kam një përgjegjësi shumë të madhe dhe jemi përpjekur që ngarkesën dhe presionin e kësaj përgjegjësie ta përkthejmë në punë, për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz që njerëzit të mbetën të lumtur nga ky përfaqësim”,.

Ajo tha se është shumë e emocionuar për të gjithë mbështetjen që ka marrë pas fitores së Festivalit të Këngës dhe sqaroi se pse kënga e saj do të konkurrojë në gjuhën angleze.

“Nuk është se ndërlidhet me mungesën e dashurisë për gjuhën shqipe, sepse është gjuha më e shtrenjtë dhe më e dashur në botë, madje, do të kishte qenë edhe në pikëpamjen e përllogaritjeve statistikore dhe matematikore, shumë e më thjeshtë nëse do të ishte në shqip, pasi konkurron me të ngjashmit e tu shumë pak (referuar gjuhëve të ndryshme në Eurovision)”.

Më tej Besa tregoi se do ta rrezikojnë dhe do të bëjnë më të mirën për këngën dhe do t’u mundësojë njerëzve në Europë një pjesë të Shqipërisë, në një gjuhë që e kuptojnë. A do të ketë ndonjë fjalë shqip? Mbase. Besa e la të hapur mundësinë. Gjithsesi, ajo bëri me dije se performanca skenike është dorëzuar dhe gjithçka është kryer më 11 mars. “Skuadra që ka punuar dhe do ta ekzekutojë edhe në skenë performancën, është një skuadër me regjisor dhe skenografe me një eksperiencë të gjatë, të cilët kanë drejtuar Festivalin e Finlandës”. Kokëdhima tregoi se ekipi është marrë edhe me performancat e Suedisë dhe në këngët fituese të disa edicioneve.

Besa tha se nuk do të jetë e vetme në skenë, por e shoqëruar nga disa ndër balerinët më të mirët në vendet nordike. “Është konceptuar një performancë që është e ndërlidhur me atë që ndodh në skenë me atë që ndodh në videot e ekspozuara. Nuk është diçka që mund ta paramendoni”, tregoi ajo.

Besa Kokëdhima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.