Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qëlloi dje në drejtim të kushëririt të deputetit të PS, 33-vjeçari bashkëpunëtor edhe në vrasjen e Hekuran Billës

16:52 / June 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekson Pusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është arrestuar personi i katër për vrasjen e Hekuran Billës para pak ditësh në zonën e “Komunës së Parisit”. Gjekson Pusi dyshohet se ka qenë transportuesi i Viktor Markut.

Ai është arrestuar në Shkodër.

Deri më tani janë arrestuar, Sebastiano Mali, nipi i të arrestuarit tjetër Viktor Marku i cili është vëllai i Prel Markut i vrarë nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Britani.

Gjithashtu është arrestuar edhe Adjola Lakra, e cila dyshohet se është personi që nxorri në pritë Billën dhe më parë ka qenë e dashura e Malit.

Njoftimi:

Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.