Policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri një ditë më parë në Berat.
Mësohet se 55-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Gjithashtu është proceduar penalisht vëllai i të arrestuarit, pasi arma e gjahut rezulton të jetë e regjistruar në emrin e tij.
Në pranga u vu edhe 25-vjeçari me të cilin u konfliktua i arrestuari, pasi nuk ka kallëzuar rrethanat e ngjarjes.
