Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qëlloi me armë kunatin pasi i dhunoi motrën, arrestohen autori dhe i plagosuri

14:19 / September 28, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 450 1744201515xpolicia ambulanca 296 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë pasi një konflikt familjar i ndodhur ditën e shtunë në rrugën “Llambi Bonata”, në zonën e Kombinatit, ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një personi.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka nisur pasi një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Pas kësaj, vëllai i gruas, ka mbërritur i armatosur në banesën e kunatit të tij dhe e ka qëlluar me armë zjarri burrin e motrës, duke e plagosur.

Në njoftim thuhet se 41-vjeçari M. T. ka qëlluar kunatin e tij, shtetasin G. M., 54 vjeç ndërsa këtë të diel policia ka arrestuar të dy personat, si autorin e plagosjes ashtu edhe të plagosurin, ndërsa vijon kërkimi për shtetasin N. S., nip i M. T., i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Dhune konflikt kunati motren Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.