Një mësuese në Fier është vënë nën hetim nga policia, pas publikimit të pamjeve filmike, ku duket teksa qëllon nënën e një nxënësi të klasës së tretë.
Vepra penale që rëndon mbi 48-vjeçaren, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare është “Dëmtime të tjera me dashje”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisës.
