Presidenti filipinas Rodrigo Duterte njihet për deklaratat e tij kontroverse, teksa të fundmi i ka shokuar të gjithë duke u thënë qytetarëve të qëllojnë me armë çdo zyrtar që i kërkon ryshfet.
Sipas mediave të huaja, Duterte u ka premtuar qytetarëve të vetë se nuk do të dënohen me burg dhe as do të ndiqen penalisht. Por ama, ata duhet ta qëllojnë të korruptuarin, jo po ta vrasin.
“Nëse ju paguani një taksë, apo merrni një shërbim dhe zyrtari ju kërkon ryshfet, qëllojeni. Nëse keni armë mund t’i qëlloni, e qëlloni por mos e vrisni, sepse nëse ai vdes, gjatë procedimit mund të mos përfitoni faljen”, tha Duterte.
Deklarata e tij shkon dhe më tej duke thënë se duhet ta lënë gjallë zyrtarin që i kërkon para, dhe për shembull mund ta qëllojnë në këmbë.
Deklaratat e Dutertes vijnë pas rasteve të shumta të korrupsionit në vend dhe një ish kryebashkiaku i Davao City kishte thënë se nëse nuk ndalet korrupsioni “do të bëhet si një krimb në çdo pjesë të qeverisë”