Një 35-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli plumbave, pasi është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, ku drejt K.B u qëllua me pistoletë.
Autori dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Ata janë identifikuar nga policia dhe tashmë janë shpallur në kërkim. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga plumbat.
NJOFTIMI
Gjirokastër
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.
Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.
Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
