Një konflikt i çastit për pak sa nuk u kthye në një tragjedi, teksa një 27-vjeçar ka rrëmbyer armën e më pas ka qëlluar në drejtim të makinës së një çifti.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak, dhe policia ka shpallur në kërkim I.B., 27 vjeç për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.
“Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak. Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit”, bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
