Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qëllon me armë, i riu sa nuk vrau xhaxhanë

09:37 / June 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Shkoder 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe ishte gati të shkonte në tragjedi. Një 29-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij. Falë veprimeve të shpejta, Policia ka kapur dhe arrestuar të riun, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Njoftimi i plotë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me armë zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

sherr Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

21:20 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.