Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.
Një 27 vjeçar është qëlluar nga një bashkëmoshatar i tij rreth orës 12:00 për motive të dobta dhe është dërguar në spital.
Mevlut Hasa mësohet se është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori, 27 vjeçari me iniciale G. V., u arrestua nga policia.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen e një 27-vjeçari në Fermë Çlirim, pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati i autorit të dyshuar, shtetasit G. V., me të cilin po kryhen veprimet procedurale hetimore”, njofton policia.
Raportohet se Mevlut Hasa është qëlluar nga bashkëmoshatari i tij, 27 vjeçari me iniciale G. V., rreth orës 12:00 për motive të dobta dhe është dërguar në spital.
Ai është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.
Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
