Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qëllon me thikë kunatin, në pranga 45-vjeçari

09:52 / May 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga një 45-vjeçar i cili pas një konflikti me burrin e motrws e ka goditur me thikë këtë të fundit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku” ku u njoftua se po ndodhte një konflikt mes dy personave. R.R është larguar me shpejtësi sapo ka parë efektivët, por pas ndjekjes u vu në pranga.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.