Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qëlluan me tre plumba 30 vjeçarin në Shkodër, polica zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët

15:42 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia Shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “”Skënderbeg”, ku disa persona qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit:

Sh. Xh., 29 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”;

S. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, me precedent të mëparshëm penal;

E. H., 31 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 11:50, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin T. P., 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit T. P.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët e dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje ndaj dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative dhe “Armëmbajtja pa leje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

autorët Shkodër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.