Sipas një studimi të fundit të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun për t’u prekur nga depresioni.

Studiuesit nga “University College London” zbuluan se adoleshentët që kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur ose para kompjuterit kanë një rrezik më të madh të zhvillimit të depresionit, në kohën kur arrijnë në moshën madhore.

Studimi shton se këta individë kanë një përqëndrim të ulët dhe humor të keq.

Studiuesi kryesor, Aaron Kandola tha: Të dhënat tona tregojnë se të rinjtë që janë joaktivë përballen me një rrezik më të madh të depresionit nga mosha 18 vjeç. 

Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit e të gjitha moshave, të lëvizin më shumë dhe të ulen më pak, pasi është mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Studiuesit sugjerojnë se nuk janë vetëm aktivitetet që janë të mira për shëndetin tonë mendor, por çdo lëvizje dhe pushim mund të zvogëlojë kohën që kalojmë duke u ulur dhe kjo rezulton të jetë mjaft e dobishme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here