Që në vegjëli mësojmë që qeni është kafsha më besniku e njeriut dhe këtë mund ta themi më së miri për Zippy, një qen në Florida që i shpëtoj jetën nga flakët një familjeje të tërë, por nuk shpëtoi dot të tijën.
Në mes të natës ai kishte ndjerë erën dhe duke lehur e vërdallosur nëpër shtëpi arriti të zgjonte prindërit dhe dy fëmiëjt 12 dhe 8 vjeç, të cilët mundën të dalin nga ndërtesa e përfshirë nga flakët.
POr Leroy Butler, pronari i shtëpisë kishte vënë re që qeni mungonte kur dolën në oborr. Ai tentoi ta kërkonte sërish brenda por më kot. Zippy u gjet nga zjarrfikësit poshtë krevatit i asfiskuar nga tymi, ndërkohë që shtëpia digjej për shkak të një qarku të shkurtër elektrik në kondicioner.
“Shpëtuam në kohë. Pati një shpërthim dhe në momentin që do hyja të shpëtoja Zippy dhe nuk munda. Ajo që mund të them është ta falenderojmë atje lart në qiell”, tha Leroy.