Dalin përgjimet e operacionit të koduar “Zharri” ku u godit një rrjet i prostitucionit. Dy pronarë lokalesh u vunë në pranga, dhe pesë vajza që ushtronin prostitucion.
Mësohëet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.
Lexo edhe- “Zhuri”/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të prostitucionit, mes të arrestuarve dhe…
Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv janë përgjimet e dy punonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën.
“Ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”, shprehet një nga vajzat. Ndërkohë tjetra i përgjigjet: “Kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”.
