Me vendimin në Këshillin e Ministrave qeveria do të dëmshpërblejë Mustafa Laçin, i cili ka humbur bashkëshorten në shpërthimin e Gërdecit.
Në “Fletoren zyrtare” thuhet se qeveria do të dëmshpërblejë me shumën 10.500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro Mustafa Laçin për mbulimin e dëmit jopasuror dhe kosto e shpenzime, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
Mustafa Laç e dërgoi çështjen në Strasburg. Punëtor i fabrikës famëkeqe të demontimit të armëve në Gërdec, ka fituar përballjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.
Mustafa Laçi humbi gruan në këtë tragjedi dhe kërkoi të drejtën nga shteti shqiptar, por mungesa e një pulle të postës në dokumentet e tij, bëri që dosja të zvarritej dhe ai të mos merrte drejtësi. Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se në këtë rast atij i janë shkelur të drejtat.
Shteti shqiptar i paguan Mustafa Laçit 7,500 për vonesat, si dhe 3,000 euro për kostot e gjyqit, që kap vlerën e 10 500 euro.