Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Qeveria e bën me detyrim, asnjë pallat i ri pa kabinë interneti. Kutia do të vendoset në hyrje të godinave

16:54 / April 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo godinë e re banimi ose biznesi do të pajiset me pikën e aksesit për infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë, e cila të jetë pjesë e kushteve për dhënien e lejes së ndërtimit, si dhe me certifikatën e përdorimit, sipas legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Përmes një vendimi të miratuar më 30 mars, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se instalimi i kabinetit të lidhjeve të telekomunikacionit është i detyrueshëm në të gjitha godinat, përfshirë, komplekset rezidenciale, përveç banesave individuale.

Rrjete me shpejtësi të lartë, sipas vendimi konsiderohen rrjetet e komunikimeve elektronike, të cilat kanë kapacitetin të ofrojnë akses në shërbime me brez të gjerë, me një shpejtësi, të paktën 30 Mbit/s.

Në godinat e reja shumëkatëshe dhe/ose shumëpërdorimshe me mbi 10 kate rekomandohet të ketë dhomë teknike të telekomunikacioneve, ku të terminohen të gjitha kabllot për rrjetet e infrastrukturës së komunikimeve elektronike për godinën.

Dhoma teknike duhet të përmbushë kërkesat minimale të mëposhtme: lartësi minimale prej 2.2 m; duhet të ketë të shkruar Telekomunikacion” te dera; të ketë sistem ventilimi; instalime në një lartësi të rekomanduar, për të siguruar se dhoma është mbi nivelin e ujit në tokë; deri dhe dysheme të mbuluar me material antistatic dhe të parrëshqitshëm.

Ndërkaq, Infrastruktura e brendshme fizike për rrjetet e komunikimit elektronik bëhet pjesë e projektit të ndërtimeve të reja apo rikonstruksioneve dhe duhet të parashikojë shtrimin e tri linjave të ndara: fiber optike, kabllo bakri dhe kabllo koaksial në tuba të veçantë nga pika e aksesit të godinës/kuadri i shpërndarjes deri në çdo përdorues fundor: banesë apo njësi biznesi në godinë. Në çdo njësi banimi apo biznesi duhet të instalohet kaseta shpërndarëse e komunikimeve elektronike që mundëson marrjen e shërbimeve të shpejtësisë së lartë me të tria teknologjitë.

Rregullat e parashikuara nga pikat 3-15 do të aplikohen gradualisht për ndërtesat ekzistuese, kur ato janë objekt i punimeve të rikonstruksionit, rindërtimit apo punimeve rinovuese të mëdha për godinën, përcakton më tej Vendimi I Qeverisë. Në këto raste, kabina e transmetimeve elektronike mund të instalohet dhe jashtë godinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.