Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria e Kurtit nis operacionin “fshesa”, ikën Vlora Çitaku dhe 6 ambasadorë të tjerë

14:41 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka shkarkuar disa ambasadorë të Kosovës mes të cilëve dhe atë në SHBA, Vlora Çitaku. Ai e ka argumentuar me faktin se ata e kanë përfunduar afatin 4-vjeçar që parashikohet në ligj.

Kujtojmë që Çitaku u vu në qendër të medias pak kohë më parë për shkak të gabimit për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

REAGIMI I PLOTË

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës. Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik.
Këta janë ambasadorët e shkarkuar nga Konjufca: Vlora Çitaku; Edon Cana; Lirim Grejçevci; Shpend Kallaba; Mimoza Ahmetaj; Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu

Vlora Çitaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.