Pjesë të mbyllura të qeverisë do të hapen më 15 shkurt, dhe kjo pas nënshkrimit të një projektligji 3-javor të Donald Trump, duke nxjerrë kështu qeverinë amerikane nga bllokimi.
Plani nuk përfshin kërkesën e Trump ku kishte kërkuar 5.7 miliardë dollrë për ndërtimin e një muri në kufi. Presidenti ra dakord për një masë të përkohshme financimi që do t’u lejojë punonjësve federalë të kthehen në punë. 800,000 punonjësit federalë të cilët janë detyruar të punojnë pa pagesë për 35 ditë, tashmë me miratimin e projektligjit të ri do të kenë mundësi të paguhen dhe ti rikthehen punës në normalitet deri në 25 shkurt.
Trump u shpreh se nëse gjatë 3 javëve republikanët dhe demokratët nuk arrijnë të arrijnë marrëveshje për paratë e murit , ai do të deklarojë një emergjencë kombëtare për të anashkaluar kongresin krejtësisht.
