Autoritetet greke kanë vendosur që nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të të shkojnë në Greqi, ne zonën e Thesprotise si punëtorë sezonalë.
Lajmi e ka bërë me dije ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, dhe e ka përcjellë Jolio Dine, kryetar i Forumit të të rinjve Demokratë në Sarandë.
Dine shkruan se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojne në Greqi si punëtore sezonale.
“Në komunikim me deputetin e Igumenicës, Vasilis Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojnë në Greqi si punëtorë sezonalë.
Nga e hëna tjetër do të nisë edhe dorëzimi i dokumentacionit në sektorin përkatës të Emigracionit në zonën e tyre në Greqi nga fermerët grekë që do të kërkojnë punëtorë sezonalë, të cilët do të mund të kalojnë më pas me dokumentacion të rregullt në Greqi përmes pikave kufitare që janë të hapura,” shkruan Dine.
