Qeveria hap 855 vende të reja pune për këtë vit. Në vendimin e publikuar pasditen e sotme, qeveria ka vendosur që numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej, 855 të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;
ç) Për kategorinë ekzekutive 604.
Sipas vendimit, qeveria kërkon këto profesione:
– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.
