Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Qeveria kosovare merr vendim e rëndësishëm/ Shkollat parauniversitare në Kosovë do të jenë të mbyllura për dy javë

15:44 / March 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit e sistemit parauniversitar në Kosovë, javën  e ardhshme do të jenë pushim. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci, e cila ka thënë se kjo periudh do përdoret për të dezinfektuar shkollat.

Ajo ndër të tjera ka sqaruar se e ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror të realizohet nga 6 deri në 8 prill, ndërsa sipas kalendarit të festave zyrtare dita e hënë dhe e premte për shkak të festës së Pashkëve dhe Ditës së Kushtetutës do të jenë pushim.

“Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit, mësimi do të rifillojë me 12 prill. Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla. Kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore. Mësimdhënësit dhe udhëheqësit në shkolla do të reflektojnë dhe analizojnë punën e tyre në periudhën e parë dhe të dytë, ashtu si dhe do të pregatiten për përfundimin sa më të suksesshëm të vitit shkollor. Në takimet që kam pasur këtyre ditëve me përfaqësues të të gjithë akterëve të përfshirë në arsim, kemi arritur një pajtueshmëri të plotë jo vetëm për këtë pushim, por edhe për zëvendësimin e ditëve të humbura në fillim të vitit shkollor. Në takimet e punës shpreha dhe brengat e mia për cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, pabarazive që mund të jenë shtuar tek nxënësit dhe arritjes së rezultateve të pritura. Në këtë drejtim, shumë shpejtë do të nxjerrim dhe Vendimin për organizimin e mësimit plotësues dhe shtesë për nxënësit që mund të kenë pasur ngecje, sidomos për filloristët, për çfarë pat mbështetje të plotë nga të gjitha palët,”-ka shkruar ajo.

Kosovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.